Brenda tri vitesh në Gjermani burrat kosovarë në mënyrë makabre mbytën 3 gra

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë SocialDemokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Vrasje makabre po kryejnë kosovarët në Gjermani. Rrugët e këtij shteti po përgjaken shumë shpesh nga ana e qytetarëve që kanë emigruar së fundmi në shtetin gjerman-pra kosovarëve. Viktimë në të shumtën e rasteve janë gratë. Brenda dy viteve tri gra kosovare janë vrarë në këtë shtet nga ana e bashkëshortëve. Vrasja e fundit ndodhi të shtunën. Ish-burri e vrau me thikë gruan e tij në mes të një stacioni të metros. Pos saj, i dyshuari 43-vjecar e vrau edhe të dashurin e ish-gruas së tij, një 23-vjecar.

Një shtetas nga Kosova të shtunën ka kryer një vrasje të dysfishtë duke i privuar nga jeta ish – gruan e tij 32-vjecare si dhe të dashurin e saj 23 vjeçar.

Sipas mediumeve gjermane, 32-vjeçarja kosovare, kohë më parë, ishte ndarë nga 43-vjeçari dhe kishte kërkuar strehim në një qendër strehimi të grave në Iserlohn për shkak të dhunës në familje që ushtronte ish-burri i saj.

Por ende nuk dihet se si 43-vjeçari arriti që ta bindte 32-vjeçaren që të dilnin në një takim, takim ky që u zhvillua në stacionin hekurudhor të shtunën në qytetin Iserlohn dhe që përfundimi i tij ishte tragjik.

Sipas policisë gjermane, në stacionin hekurudhor të qytetit Iserlohn, 43-vjeçari ka goditur me thikë disa herë ish-gruan e tij 32-vjeçare dhe partnerin e saj 23-vjeçarin nga Afaganistani. Çifti me origjinë nga Kosova, dhe se më parë kishin jetuar bashkë në një apartament në Bergisch Gladbach. Por ish-gruaja e tij para disa muajve ka hyrë në lidhje me një 23-vjecar me origjinë nga Afganistani që ka jetuar në një qendër emigrantësh në Bergisch Gladbach, aty ku kohët e fundit ka jetuar edhe 32-vjeçarja kosovare.

Çifti i ndjerë kishin dhe një foshnje dymuajshe, e cila arriti t’i mbijetojë këtij krimi pasi që prindërit (viktimat), e kishin lënë të flejë vajzën e tyre në makinë.

Policia gjermane thotë se po i vazhdon hetimet.

MST: Në qershor edhe një kosovar tjetër e vrau gruan. Në park e goditi me thikë

E në qershorin e këtij viti edhe një vrasje tjetër me protagonistë shqiptarët. Këtë herë 55-vjecari e vrau në mënyrë barbare gruan e tij 53-vjeçare. I gjithë krimi u krye në një park të qytezës Künzell në Gjermani. I dyshuari e kishte goditur disa herë me thikë gruan e tij tashmë të ndjerë.

Ndërkaq, pas aktit makabër kosovari u gjet në veturën e tij pranë gruas së plagosur rëndë. Sipas policisë, ai ishte arrestua pa rezistencë.

MST: Kosovari e vretu gruan me sëpatë

Në tetorin e vitit 2017, një krim po aq të rëndë sa dy të parët e kreu edhe një kosovar tjetër. 36-vjecari e goditi për vdekje gruan e tij me sëpatë në tetorin e vitit 2017.

27-vjeçarja nga Vushtrria ishte vrarë vetëm pesë javë pasi kishte udhëtuar për të jetuar në Gjermani, me të rregulluar dokumentet për bashkëjetesë dhe lejeqëndrim pranë bashkëshortit që jetonte atje prej vitesh.

Sipas raportimit të medieve gjermane, kryesi i veprës është paraqitur në stacionin e policisë duke pranuar fajësinë dhe më pas duke u arrestuar nga policia.

loading…