Brenda ishullit të orgjive të miliarderit Epstein

Një miliarder me lidhje të ngushta me personazhe të njohura në SHBA vrau veten duke shkaktuar një valë me reagime. Historia e Jeffrey Epstein vazhdon të dominojë lajmet e mediave të mëdha. Së fundmi po flitet për ishullin e tij të tmerrit, ku mendohet se ndodhnin orgjitë. FBI ka nisur një kontroll në këtë ishull Nga Guy Walters.

Nga ajri, duket si ishulli perfekt i Karaibeve- një vend ideal pushimesh për miliarderët me plot 28 hektarë plazh, palma, pishina, një fushë tenisi, një supervilë dhe natyrisht një pistë helikopterësh.

Të paktë ishin ata që refuzonin ftesën për të kaluar disa ditë në Little St. James në Ishujt Virgjin të Shteteve të Bashkuara, prandaj lista e vizitorëve në parajsën e të ndjerit Jeffrey Epstein përfshinte emra të listës A, duke përfshirë Bill Clinton, Princin Andrew, Naomi Campbell, Peter Mandelson, dhe mbi të gjitha, të ndjerin Stephen Hawking.

Por teksa ishulli duket pa dyshim një parajsë, për shumë prej vizitorëve ishte një ferr në tokë.

Sepse ishte pikërisht këtu vendi ky financieri ushtronte presion ndaj vajzave të mitura për seks, deri në atë masë sa banorët e ishujve fqinjë e kishin etiketuar si ‘ishulli i pedofilisë’ apo ‘ishulli i orgjive’.

Këto epitete të harlisura dhe të hidhura, megjithatë nuk e zbehnin tmerrin që u shkaktoi Epstein këtyre vajzave, as dëmin e fortë emocional që pësuan ato.

Pretendimet e tyre u bënë publike javën e shkuar, pasi u zbuluan dokumentet e padisë.

Merrni rastin e një vajze 15-vjeçare suedeze, e cila kujton se në vitin 2005, teksa ajo po dridhej me plot kuptimin e fjalës, asistentja e Epstein, Sarah Kellen i kishte bërë presion për të bërë seks, madje i kishte konfiskuar pasaportën dhe telefonin.

Një tjetër vajzë, të cilës iu konfiskua pasaporta, ishte Sarah Ransome, që po ashtu pretendon se ishte një prej viktimave të Epstein, që në një rast tentoi të largohej me not nga ishulli. Atë e gjurmuan nga pas dhe e kapi një ekip me Epstein në krye.

Pastaj është deklarata e bërë nga Virgina Roberts Giuffre, që pretendon në padinë e saj se ishte një nga skllavet e seksit të Epstein, dhe se kur ishte në ishull, u detyrua të bëhej pjesë e një orgjie me shumë vajza të tjera minorene.

Dhe mos të harrojmë akuzën e saj se kur ishte në ishull, u detyrua nga Epstein që të bënte seks me Princin Andrew, teksa ishte minorene. Akuzat janë mohuar me forcë nga Pallati Buckingham.

Në prill të vitit 2015, një gjykatës hodhi poshtë akuzat ndaj Princit Andrew si të parëndësishme.

Në mënyrë shokuese, vajzat në moshë kaq të re ishin vizitore të vazhdueshme në ishulli, sipas Cathy dhe Miles Alexander, që menaxhuan ishullin për tetë vjet.

“Shihja vajza të reja, ndoshta 16 apo 17 vjeç. U shqetësova dhe për faktin se unë kam një vajzë 20 vjeç, por nuk më pëlqen ideja që një fëmijë i një gruaje tjetër të ishte në atë situatë”, tha Cathy Alexander në një intervistë.

“Nuk ndjehesha rehat me këtë. Dukej sikur këto vajza sapo kishin dalë nga një katalog të brendshmesh. Ato ecnin vërdallë me fare pak rroba dhe laheshin në pishinë pa asgjë në trup. Kështu ishte gjithë kohës. Shqetësohesha për moshën e tyre. Disa prej tyre ishin kaq të vogla dhe pyesja veten nëse mamatë e tyre e dinin që ishin aty”.

Në shumë raste, Epstein i kërkonte Miles Alexander që të fuste vajzat në ishull duke shmangur kontrollet e emigracionit. Por ai refuzoi që ta ndihmonte. Megjithatë ai e dinte se ka të tjerë që do e ndihmonin.

“Kur Jeffrey do diçka, ai e merr atë,” tha zoti Alexander.

Një bashkëpunim i tillë- dhe fakti që njerëzit mbyllnin sytë- natyrisht u mundëson njerëzve të pasur dhe të fuqishëm si Epstein të kënaqin epshet e tyre kriminale dhe abuzive.

Një tjetër person që punonte atje është edhe Steve Scully, që kujton periudhën kur dekoroi ndërtesat në të gjithë ishullin.

“Kudo kishte fotografi topless. Kudo shihje vajza topless, në zyrë, në tavolinën e tij, në dhomën e gjumit”.

“Nuk mund të ishin më shumë se 15 apo 16 vjeç,” kujton ai.

Pavarësisht të gjithë deklaratave dhe intervistave të dhëna nga viktimat e Epstein dhe ata që punonin për të, një pjesë e këtij ishulli mbetet një mister i plotë. Është një godinë e çuditshme në jugperëndim të ishullit, që disa mendojnë se përfaqëson zemrën e aktiviteteve seksuale të Epstein.

Godina e vogël në formë kutie, me një çati të artë, thuhet se u shkatërrua gjatë një stuhie.

Disa thonë se godina ishte planifikuar fillimisht për të vendosur një piano. Kjo për shkak se Epstein ishte i njohur si një pianist brilant. Të tjerë thonë se dukej si një palestër, megjithatë kjo mbetet e pamundur sepse vila e kishte një të tillë.

Por përse është kaq e çuditshme kjo godinë?

Për shkak se struktura duket si një tempull, nuk duhet të jesh i fiksuar pas teorive konspirative për të kuptuar se ishte vendi ku Epstein kryente abuzimet e tij seksuale thuajse në mënyrë ritualistike.

Një ndërtues nga Çikagoja tha se i bënin përshtypje për keq pikërisht ato shufrat që rrethonin godinën.

“Ajo që e bën të veçantë është se nëse do të mbash njerëzit jashtë, shufrat duhet të vendosen brenda ndërtesës,” tha James Both. “Por kato shufra duket se janë vendosur nga jashtë… sikur kanë për qëllim të bllokojnë njerëzit nga brenda”.

Shto këtu edhe faktin se dhoma supozohet se duhet të ishte e izoluar nga zërat dhe është e vështirë të mos ndjesh të dridhura për këtë vend. Edhe nëse ndërtesa përdorej për qëllime krejtësisht të pafajshme, me siguri nuk ka asnjë prind të shëndetshëm mendërisht në tokë, që do e lejonte vajzën e tij adoleshente të kalonte kohën atje me një person si Epstein.

Në muajt në vazhdim, padyshim do të dalin më shumë sekrete në lidhje me këtë ishull. Dhe më shumë shqetësues është fakti se ky nuk ishte ishulli i vetëm i Epstein- sepse ai kishte blerë edhe ishullin e madh aty pranë në vitin 2016 dhe ishte në proces ndërtimi mbi sipërfaqen prej 66 hektarësh.

Ideja që Epstein ishte duke planifikuar një ishull akoma më të madh për horrorin është ndoshta shumë edhe për ta menduar.

loading…