Brenda 24 orëve, në Serbi 64 viktima dhe 6 mijë raste të reja me COVID-19

Në Serbi është përkeqësuar situata epidemilogjike, pasi të shtunën (30 tetor) kanë vdekur 64 persona nga coronavirusi.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se nga 20,128 mostra të testuara, janë shënuar edhe 6,001 raste të reja me coronavirus.

Në spitalet e Serbisë aktualisht janë të shtrirë 6.780 pacientë, nga të cilët 282 po trajtohen përmes respiratorit.

Epidemiologia, Mila Pauniq, i tha Radio Televizionit të Serbisë (RTS) se ka rritje të numrit të studentëve të infektuar,transmeton REL.

Ai foli për një situatë të rëndë, pasi shumë punonjës shëndetësorë po sëmuren.

Që nga fillimi i pandemisë Serbia ka regjistruar 9,890 viktima.