Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, sot së bashku më përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuar Arabe kanë vizituar vendin, ku janë duke u zvilluar punimet për objektin e spitalit Pediatrik Kirurgjik.

Ismajli përmes një postimi në facebook ka njoftuar se brenda 22 muajve do të kemi një spital modern që do ti intergoj të gjitha shërbimet shëndetësore për fëmijë.

Ja postimi i plotë:

Pas shumë vitesh zvarritjeje, objekti i Spitalit Pediatrik Kirurgjik ngadalë po merr formën e tij. Së bashku me përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe sot vizituam vendin ku punimet po zhvillohen me intensitet të lartë, në mënyrë që brenda 22 muajve të kemi një spital modern, që do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore për fëmijë. Me rreth 10 mijë metra katrorë hapësirë, ky spital që kap koston 20 milionë euro, do të ofrojë kushte të mira për punë, 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve tanë!