Bredhi që duket si organ gjenital zemëron banorët e fshatit

Banorët e një fshati kanë mbetur të habitur pas vendosjes së një bredhi që duket si penis.

Kjo pemë e Krishtlindjeve ka bërë që banorët e zemëruar të paraqesin ankesa tek autoritetet, shkruan Dailystar.

Bredhi ndodhet në fshatin Vitim, në rrethin Lensky të republikës së largët lindore të Rusisë në Sakha.

Për shkak të reagimit të furishëm, autoritetet në Vitim janë detyruar t’u thonë mediave lokale se pema e Krishtlindjes është ende duke u punuar, duke specifikuar se do të shtonin degë shtesë për ta bërë atë më pak të ngjashme me penisin.

Një zëdhënës ka thënë se synojnë një pamje më tradicionale, ku do t’i shtohen edhe dekorimet.

Lidhur me ankesat, zëdhënësi tha: “Ne i marrim të gjitha shumë seriozisht, si batutat ashtu edhe ato që nuk janë shaka”.

Residents of quaint village fuming over Christmas tree that looks like a huge penis