Brazili shënon 7 gola kundër Hondurasit (VIDEO)

Brazili është gati për “Copa America”, e ka mposhtur 7-0 Hondurasin.

Brazili ka dhënë sinjale se është gati dhe favoriti kryesor për të triumfuar në Copa America, pasi e ka shkatërruar Hondurasin duke e mposhtur 7-0.

Në miqësoren e fundit para Kupës së Amerikës, që do ta nisë për të besuarit e Tites të shtunën e ardhshme kundër Bolivisë, Brazili nuk kurseu kundërshtarin, duke e sulmuar nga të katërta anët për të fituar në fund 7-0, kjo edhe për shkak se kundërshtari luajti me një lojtar më pak nga minuta e 29’.

Romell Quioto u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes në Arthurin e Barcelonës, i cili mbeti i lënduar.

Gabriel Jesus (6’ dhe 47’), Thiago Silva (13’), Philippe Coutinho (37’), David Neres (56’), Roberto Firmino (65’) dhe Richarlison (70’), shënuan për fitoren e thellë të Brazilit në miqësoren e fundit para Copa America.

https://www.youtube.com/watch?v=q-JwcjH9kFw