“Bravo Ramush!”

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10 për qind ndaj produkteve të Serbisë, kanë filluar të vijnë reagime të ndryshme.

Shumica nga ato janë pozitive, por ka edhe raste të izoluara që këtë e quajnë vendim të lodhët, siç ka thënë deputetja Mimoza Kusari – Lila.

Në Serbi e në BE këtë vendimin nuk e kanë pritur mirë. Nga Brukseli kanë kërkuar sqarime, ndërsa në Bruksel po paralajmërojnë kundër-masa dhe ndërprerje të dialogut, shkruan Ballkani.info.

E avokati i njohur kosovar, Arianit Koci e ka përshendetur vendimin e Qeverisë. Ai këtë ia ka atribuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Reagimi i tij:

Bravo Ramush!

Jam idhëtar i promovimit dhe avansimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.
Kosovës i duhen miqtë dhe raportet e mira me të gjithë – duke e përfshirë edhe Serbinë.
Por, logjika e marrëdhënieve të mira, duhet të bazohet në reciprocitet.
Serbia deri tani, e ka keqpërdorë çdo mirësi dhe vullnet tanin për fqinjësi të mirë.

Pasi nuk po funksionon karrota, në, duhet ta përdorim shkopin.
Ashtu funksionojnë shtetet.

Prandaj, vendimi i qeverisë që në mallërat serbe të aplikohet taksa prej 10%, është vendim i duhur dhe i guximshëm. Vendim i cili i mbron interesat nacional.
Prandaj, bravo Ramush.