Kanidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma- Konservatoret- Forumi Intelektual E30, Lahi Brahimaj, pas zyrtarizimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka thënë se sot në Prishtinë, mijëra të mbledhur për një qëllim – fitoren e Kosovës.
Brahimaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se numri 1️⃣3️⃣7️⃣ nuk është thjesht një numër – është simbol i bashkimit tonë për një Kosovë që fiton, raporton Ballkani.info.
“Në sytë e secilit pashë vendosmërinë e ditëve të lavdisë, dhe përkrahjen për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës Ramush Haradinaj 1️⃣✅. Zotimi ynë është i thjeshtë, por i pathyeshëm: punojmë pa pushim për një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të begatë për të gjithë”, ka shkruar ai./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







