Kandidati për deputet, Lahi Brahimaj, ka takuar sonte banorët e bashkësisë lokale të Gërgocit.
“Bashkësia lokale e Gërgocit foli qartë – mbrëmë me bojkotimin e plotë të mashtruesit dhe sonte me përkrahjen masive për Kosovën Fituese. Bashkë me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini, mes miqve, veprimtarëve e bashkëluftëtarëve, përjetuam energjinë e jashtëzakonshme të qytetarëve që duan largimin e qeverisë që i mashtroi e i la në baltë”, ka shkruar gjeneral Brahimaj.
Sipas tij, Dushkaja, si bastion i pathyeshëm i AAK-së, edhe njëherë dëshmoi se e do zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, vendet e reja të punës dhe perspektivën e qartë euroatlantike.
“Plani ynë për anëtarësim direkt në NATO dhe vizioni për Kosovën Fituese është rruga e vetme drejt së ardhmes që meritojmë. Faleminderit për besimin! Së bashku do ta bëjmë realitet Kosovën Fituese 137”, ka shkruar Brahimaj.
Brahim në listën e AAK-së kandidon me numër 90. /Ballkani.info/







