Brad Pitt tregon mënyrën se si hoqi dorë nga dorga dhe alkoholi pas ndarjes me Angelina Jolien

Aktori me famë botërore Brad Pitt në një intervistë për ‘New York Times’, ka folur rreth më të rejave të tij.

Ai është protagonist me dy role kryesore në dy prej filmave më të mëdhenj të vitit 2019, “Once upon a time in Hollywood” dhe “Ad Astra”.

Ndër të tjerash, ai ka rrëfyer se si suksesshëm këtë vit ka hequr dorë nga pija, duke qenë pjesë e Takimeve Anonime të Alkoolikëve.

“I dërgova gjërat aq larg sa që mund t’i përballoja, kështu që hoqa privilegjet e mia për të pirë”, tha Pitt.

“Ishin gjithë këta burra të ulur që ishin të hapur dhe të sinqertë një mënyrë që nuk e kam dëgjuar kurrë më parë. Ishte kjo një hapësirë e sigurt ku kishte pak gjykim, dhe për këtë arsye nuk gjykoje vetveten”, është shprehur tutje aktori duke lavdëruar grupin AA të terapisë, në të cilin ai bënte pjesë, transmeton ‘telegrafi’.

I njëjti nuk ka lënë pa përmendur edhe fillimet e karrierës, të cilat tashmë i kujton me nostalgji.

“Në vitet ’90, e gjithë ajo vëmendje u hodh mbi mua. Ishte vërtet e pakëndshme për mua, pritshmëritë dhe gjykimet e të tjerëve. Unë me të vërtetë u bëra pak si parazit dhe thjesht e lashë veten në harresë”, ka thënë më tej aktori në rrëfimin e tij të sinqertë.

Ndërkohë, sipas aludimeve të bëra nga tabloidet botërore, thuhet se problemet e vazhdueshme me alkoolin, kanë qenë një indikator i fortë që çuan Brad Pittin drejt ndarjes me aktoren Angelina Jolie, në vitin 2016.

loading…