Banka Qendrore e Kosovës ka nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Bankën Qendrore Evropiane.

Me këtë rast Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka shprehur kënaqësinë për nënshkrimin e këtij memorandumi i cili është i një rëndësie të veçantë për institucionin që ai drejton dhe për Kosovën.

“Ky memorandum, përveç tjerash ka për qëllimin thellimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve rregulluese të sistemit bankar, rritjen e bashkëpunimin për shkëmbimit e informacioneve, bashkëpunim për mbikëqyrjen në vend, ekzaminimin dhe çështje tjera”.

Kreu i Bankës Qendrore mes tjerash tha se “Memorandumi me BQE-në forcon edhe më shumë lidhjen mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian,ndërsa neve si BQK do të na ndihmojë shumë që të ecim përpara në përmbushjen e të gjitha detyrimeve, që dalin nga integrimet evropiane”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Të dy palët nënshkruese janë pajtuar që të rrisin shkëmbimin e njohurive dhe  ekspertizës pastaj këshilla teknike, seminaret, trajnimet.