Bota vuan, miliarderët bëhen edhe më të pasur, ja 8 biznesmenët që kanë përfituar nga pandemia

Miliarderët amerikanë po shijojnë rritjen e pasurisë së tyre teksa niveli i papunësisë së botës vazhdon dhe ngrihet për shkak të krizës së koronavirusit.

Tetë nga njerëzit më të pasur të botës kanë parë një rritje shumë të lartë, prej të paktën 1 miliardë dollarë, të vlerës së tyre neto për shkak të pandemisë.

Themelusi i Amazon Jeff Bezos, 56 vjeç, ka shtuar 25 miliardë dollarë në pasurinë e tij që nga 1 janari 2020, pavarësisht protestave të stafit të tij për kushtet e punës.

Të tjerë miliarderë që kanë fituar nga pandemia janë MacKenzie Bezos (Amazon), rritje me $8.6billion, Elon Musk (Tesla dhe SpaceX), rritje me $5billion, Eric Yuan (Zoom), rritje me $2.58billion, Steve Ballmer (Microsoft), rritje me $2.2billion, John Albert Sobrato (prona të patundshme Silicon Valley), rritje me $2.07billion, Joshua Harris (Apollo Global Management), rritje me $1.72billion dhe Roço Commisso (Mediacom), rritje me $1.09billion.