Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të premten pasi Izraeli sulmoi objektet bërthamore dhe ushtarake iraniane dhe Irani u kundërpërgjigj me një sulm në Tel Aviv, duke tronditur tregjet globale dhe duke nxitur frikën për një konflikt më të gjerë në rajon, shkruan Ballkani.info.
Nafta e papërpunuar amerikane dhe ajo Brent kanë shënuar rritjen më të mëdha ditore që nga marsi i vitit 2022, javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 7.26 për qind në rreth 72.98 dollarë për fuçi. Brent fitoi 7 për qind në rreth 74.23 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar amerikane dhe Brent ishin rritur përkatësisht me 14 për qind dhe 13 për qind, më herët gjatë ditës.
“Për tregjet, fokusi është tani në mundësinë e një përshkallëzimi,” tha Jim Reid, strateg kërkimor në Deutsche Bank, në një shënim të premten.
Rritja e çmimeve globale të naftës gjithashtu mund të rindez inflacionin. /Ballkani.info/







