Ish trajneri i Kombëtares së Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique, të enjten në mbrëmje ka dhënë një lajm të hidhur, duke njoftuar humbjen e vajzës së tij, Xanas, që ka ndërruar jetë në moshën nëntë vjeçare.
Vajza e trajnerit spanjoll, Xana, ka ndërruar jetë në moshën nëntë vjeçare, ka bërë të ditur Luis Enrique.
Ajo kishte tumor dhe nuk ka arritur të vazhdojë më tej luftën e saj.
Njerëz nga bota e sportit, i janë bashkuar dhimbjes së Luis Enrique.
Futbollistët si Sergio Ramos dhe Lionel Messi, e shumë të tjerë si nga futbolli e po ashtu edhe nga sportet tjera, kanë ndarë dhimbjen me ish trajnerin e Spanjës.




loading…







