Borrelli takohet me Vuçiqin, i kërkon avansim për planin franko-gjerman

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferencës së Mynihut, me të cilin ka diskutuar për nevojën për të avansuar në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të Politikave të Përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian.

Borrell nëpërmjet një postim në rrjetin social “Twitter”, ka njoftuar për takimin me Vuçiqin

“Të dyja janë kyçe për rrugën e Serbisë në BE”, ka shkruar Borrelli.