Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare për të diskutuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit.

“Qëllimi ynë është të kontribuojmë në frenimin e përshkallëzimit dhe sigurinë e rajonit”, shkroi Borrell në X.

Në një postim tjetër, Borrell tha se blloku evropian e dënoi sulmin iranian dhe e quajti atë “një përshkallëzim të paprecedentë dhe një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit”.

Following the Iranian attacks against Israel, I have called an extraordinary VTC meeting of EU Foreign Affairs ministers, on Tuesday.

Our objective is to contribute to de-escalation and security of the region.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 14, 2024