Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 forcave të NATO-s në Kosovë, qetësia të rivendoset menjëherë

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jorep Borrell, ka përshëndetur vendimin e NATO’s që të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë.

Borell po ashtu ka kërkuar që qetësia në Veriun e Kosovës të rivendoset.

Këtë vendim NATO e mori për shkak të situatës së tensionuar në Veriune Kosovës.

”I mirëpres SG NATO jensstoltenberg Vendimi i tij për të vendosur 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me NATO_KFOR duke përfshirë përmes EULEXKosovo”, ka shkruar Borell në Twitter.

Nga e premtja në Veriun e Kosovës situata është e tensionuar, ku kryetarët e zgjedhur shqiptarë hynë në objektet e komunave.

Protestuesit serbë u përpoqën ta ndalonin këtë me çka edhe gjendja nuk ishte e qetë.

Por eskalimi erdhi të hënën, ku protestuesit serbë u përplasën me KFOR’in.

Disa ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të lënduar prej sulmeve nga protestuesit serbë që institucionet e Kosovës i cilësojnë si banda serbe. /Gazeta Express