Borrell mbërrin në Tiranë, nxjerr foton nga sheshi Skënderbeu: Gëzohem që e nis ditën time këtu

Shefi i Diplomacisë së BE-së, Borrell ka ndarë një foto nga sheshi Skënderbeu. Ai thotë se është shumë i gëzuar që ka nisur ditën në Tiranë.

“Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin Edi Rama, historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme.”- tha ai.