Boris Tadiq pas ndalimit të Trajkoviqit: Nëse BIA në krye me Vulinin e ka marrë këtë rast, ky është kolaps i shtetit

Boris Tadiq, lideri i Partisë Socialdemokrate dhe ish-presidenti i Serbisë, dënoi ashpër në Twitter ndalimin e Rada Trajkoviqit në vendkalimin kufitar të Merdarës, duke e gjykuar atë si një akt brutal dhe të neveritshëm të abuzimit të shtetit ndaj kundërshtarëve politikë.

“Rada Trajkoviqit duhet t’i lejohet liria e menjëhershme e lëvizjes, regjimi i Vuçiqit edhe një herë po e anulon Kushtetutën dhe shtetin dhe kjo ka të bëjë me të gjithë qytetarët tanë”, tha Tadiq në njoftim dhe më pas iu referua faktit se Rada Trajkoviq ka njoftuar opinionin se edhe pas 18 orësh të qëndrimit në Merdare, kalimi nuk lejohet nga një person që paraqitet si punonjës i BIA-s.

“Dhe duke pasur parasysh që BIA e mori këtë rast, është e rëndësishme që të vë në dukje skandalin se në krye të BIA-s nuk është vetëm Vulin, i cili është skandal në vetvete, por për herë të parë në historinë e Serbisë, shërbimi i sigurisë drejtohet nga kreu i një partie politike. Ky është kolapsi i demokracisë!”, tha Tadiq.

Rada Trajkoviq, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, që nga mbrëmja e 15 dhjetorit është duke pritur në vendkalimin administrativ në Merdare, pasi është penguar të kthehet në Serbi. /Ballkani.info/