Boris Johnson ende në spital si pasojë e koronavirusit

Kryeministri britanik Boris Johnson ndodhet ende në spital duke vuajtur nga simptoma të vazhdueshme të koronavirusit.

Këtë e ka konfirmuar një burim nga Qeveria britanike, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Kryeministri është akoma në spital. Ai e ka kaluar natën atje”.

Johnson i cili ka qenë duke qëndruar në vetizolim në Downing Street pasi është diagnostifikuar pozitiv me COVID-19 gjatë muajit të kaluar, është dërguar në spital të dielën mbrëma për shkak se ka pasur temperaturë dhe mjekët e tij kanë konsideruar se nevojiteshin analiza shtesë.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.