Kryetari i AAK në Pejë

“Borea”, “Stadiumi i qytetit”, “Korrupsioni”, Ali Berisha në konferencë: Po vjen koha e llogaridhënies për Pejën

Kryetari i AAK-së në Pejë dhe ish-kryetar i kësaj komune Ali Berisha, në një konferencë për media për fundivit, ka folur rreth qeverisjes aktuale komunale, që tash e 10 vite udhëheqet nga LDK-ja.

Gjatë konferencës berisha ka listuar disa projekte të papërfunduara për këto 10 vite.

‘Këtë muaj po bëhen 10 vite të qeverisjes aktuale komunale, me institucionet e komunës së Pejës dhe në mbyllje të këtij viti mund të konstatojmë që njëjtë sikurse edhe viteve tjera menaxhimi me komunën tonë është shumë larg nga synimet dhe nevojat e qytetarit. Ky menaxhim është I mbushur me parregullësi, keqmenaxhim dhe dështime pothuajse në të gjitha sferat.

Peja, me këtë qeverisje po e merr formën e një qyteti periferik plotësisht të lënë anash, pa përspektivë e zhvillim.Këtu bëjnë përjashtim “klika” e pushtetarëve që janë të vetmit që po rrisin pasuritë e tyre në shpërpjestim enorm me të ardhurat e tyre.

Se kjo është e faktuar tregon edhe numri I zyrtarëve komunal nën aktakuza për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion ku numri I tyre në komunën e Pejës ka arritur në numra dyshifrorë.

Parregullsitë e menaxhimit në komunë janë evidente në secilin aspekt. Tashmë ka humbur tërësisht ndjenja njerëzore për ti dhënë mundësinë e punësimit në këtë komunë kandidatit më të mire, sipas kushteve të kërkuara për punësim, qoftë në administratën komunale, arsim dhe shëndetësi.Punësimet bëhen vetëm për militantët, familjarët e pushtetarëve apo ata që japin para për punësim.

Rast ekletant në komunën e Pejës,  ku papunësia është shumë e madhe është rasti i inspektoriatit komunal, ku askush nuk dëshiron të punësohet si inspektor i ndërtimit pasi që ballafaqohet me pasoja të menjëhershme. Ai ose duhet të mos e respektojë ligjin dhe t’i nënshtrohet parregullësive që I inponohen nga pushtetarët për ndërtimet në qytetin e Pejës dhe të sigurojë punësimin e tij, e të rrezikohet që të burgoset ose ta respektojë ligjin dhe ta humb vendin e punës për shkak të presioneve që I bëhen nga pushtetarët komunal.’-tha Berisha i AAK-së.

Tutje kreu i AAK-së opozitare në Pejë, ka folur edhe për punësimet klienteliste në administratë dhe dënimet gjyqësore.

“Sot, Administrata komunale, ndërmarrjet publike, e çfarë është edhe më keq, arsimi dhe shëndetësia po mbushen pa nevojë me personel të cilët janë të paaftë për punën e tyre, prandaj edhe e kemi situatën e tillë në arsim dhe shëndetësi. Komuna e Pejës, qindra mijëra euro paguan çdo vit si rezultat i  akt-vendimeve gjyqësore apo përmbaruesve me kamata shtesë si rrjedhojë e mospagesave apo mosrespektimit të kontratave. Asnjë përgjegjësi nuk jepet për dështimet e projekteve si rasti i gjimnazit këtë vit, ku pa fajin e menaxhmentit të këtij institucioni dështon një projekt siq kanë dështuar edhe shumë projekte më parë, siq është ndërtimi i Boresë, ndërtimi i shkollës së muzikes, stadiumi i qytetit, rruga  e Peklenës, ujësjellësi I Lugut të Baranit e shumë projekte të tjera. Se qeverisja komunale është në shërbim të interesave klienteliste dhe jo të komunitetit dëshmon edhe fakti se gjatë planit hapësinorë “Bjeshket e Nemuna”, qeverisja komunale kishte ndikuar që rreth 1300 hektarë pronë komunale me kulturë pyll, të dedikuara për të ashtuquajturën “projekti Borea”, në kuadër të këtij plani të kategorizohen në kategorinë e tretë ku lejohet rindërtimi, ndërtimi dhe shfrytëzimi I pronës (hapsirës). Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur për pronat private të komunitetit rugovas të cilat ky komunitet I posedon dhe I ka në pronësi me dekada, e ku pjesa më e madhe e të cilave është kategorizuar në zonën e dytë në kuadër të cilës nuk lejohet ndërtimi dhe shfrytëzimi I këtyre pronave. Një gjë e tillë ka dëmtuar rënd komunitetin rugovas dhe pronarët e pronave private në Rugovë, duke  e pamundësuar shfrytëzimin e këtyre pronave.”shoti ai.

‘Moszbatimi I tërësishëm I kontratave dhe dhënia e tenderëve kompanive me çmim më të lartë, në vazhdimësi secilin vit po e dëmtojnë buxhetin në këtë komunë. Pasqyrim i vërtetë i nivelit të dobët të menaxhimit në këtë komunë janë mirëmbajtja jashtëzakonisht e keqe e rrugëve, ndriqimit publik dhe rast jashtëzakonisht i keq në dëm të qytetarëve edhe ekonimisë së tyre është rasti i eksperimentit i cili është bërë gjatë gjithë verës me lëvizje njëkahore të rrugëve të Pejës. Peja sot është qytet i papastër pasi që komuna nuk mbështetë kompaninë publike të pastrimit dhe nga qyteti më i pastër në Kosovë që ishte dikur, sot qyteti i Pejës hyn në radhët e qyteteve më të ndotura në Kosovë. Mosmarrja e masave ndaj qenëve endacak ku edhe pësuan fëmijë të qytetit tonë, shëtitja e lopëve në rrugët dhe parqet e qytetit krijojnë një imazh se a thua ku po jetojmë!? Si rezultat i mungesës së projekteve sot rreth 8.000 studentë që janë në Universitetin Haxhi Zeka  dhe mbi 3.500 nxënës në shkollat e mesme të Pejës edhe pse përfundojnë shkollimet e kanë të pamundur të mendojnë për ndonjë angazhim apo punësim.Por, duhet të shikojnë alternativa tjera, qoftë edhe ato të migrimit. Peja, ka biznesmenët më të mëdhenj në Kosovë por komuna jonë nuk krijon strategji për projekte zhvillimore dhe hapësirë për zhvillimin e tyre dhe këta ikin nga komuna jonë, ikin nga Peja dhe aktivitetet e tyre i zhvillojnë në komunat tjera. Edhe me  buxhetin e vitit 2024 nuk do të pritet ndonjë projekt zhvillimor pasi që 65% të investimeve janë planifikuar në infrastrukturë rrugore, 150.000 euro do të kushtojnë akomodimi i zyrtarëve të lartë komunal me vetura të reja ndërsa 45.000 euro të planifikuara vetëm për udhëtime zyrtare, ku prej tyre 20.000 për Drejtorinë për Kulturë dhe Sport. Çfarë përfitimi kanë pasur dhe do të kenë qytetarët e komunës sonë nga gjithë këto udhëtime zyrtare!?’ – ka pyetur ai.’

Vitin 2024, Ali Berisha e ka parashikuar si vit të sfidave.

‘Qytetarët e komunës së Pejës gjithnjë e më tepër janë të vetëdijshëm për këtë menaxhim të dobët dhe korruptiv  në komunën tonë. Po vjen koha e llogaridhënies dhe gjithpërfshirjes për udhëheqjen e kësaj komune, ku gjithpërfshirja pa dallime të përkatësisë politike, shoqëria civile dhe ekspertët japin kontributin e tyre për një zhvillim të dinjitetshëm të këtij qyteti. Ne po punojmë në këtë drejtim dhe ftojmë edhe të tjerët të na bashkohen në një rikthim të imazhit të mirë, të vlerave kulturore, të zhvillimit ekonomik, të sportit, e të gjitha atyre që e kanë karakterizuar Pejën ndër vite. Më lejoni të ju uroj të gjithë qytetarëve të kësaj komune përmbylljen e këtij viti. Viti 2024 do të jetë vit me shumë sfida dhe ballafaqime.’-ka përfunduar Ali Berisha – Kryetar i AAK-së në Pejë.