Bora që ka rënë në Vllashiq të Bosnjës ditëve të fundit ka kaluar 150 cm. Kushtet jashtëzakonisht të rënda të motit penguan pastrimin adekuat, duke lënë të bllokuar një numër të madh mysafirësh.

Pavarësisht se makineritë e rënda janë aktive prej ditësh, pastrimi i rrugëve, apo kalimi i rrugëve kryesore dhe dytësore është i pamundur për shkak të borës që bie edhe sot, transmeton Ballkani.info.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit Qendror të Bosnjës tha se lëvizja e këmbësorëve është e mundur, por se ende nuk është e mundur të pastrohen rrugët për lëvizjen e automjeteve.

Përveç makinerive të kompanive që merren me heqjen e borës, Adnan Baltiq nga Travniku vuri në funksionim edhe makineritë e tij private për heqjen e borës.

Pavarësisht kësaj, është e pamundur të pastrohet bora në atë masë sa të mund ta shijojnë mysafirët që qëndrojnë në këtë resort boshnjak. Ata duhet të kenë braktisur malin.

Siç ka mësuar Klix.ba, pronari i kompleksit Eko Fis Vlashiq u ka ofruar të gjithë mysafirëve akomodim falas derisa rrugët të jenë të kalueshme për kthimin e tyre të sigurt në shtëpi.