Bordi i Telekomit sqaron opinionin për policët dhe mbledhjen e sotme, nuk përmend se ka pas agjendë shkarkimesh

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës ka reaguar para pak çastesh lidhur me spekulimet për mbledhjen e sotme të këtij organi.

“Sot gjatë ditës ka pasur paqartësi në lidhje me forcat policore të cilat në masë të madhe kanë qenë prezent rreth objektit qendror të Postës së Kosovës. Ky objekt është në shfytëzim në pjesën më të madhe të tij nga ne, Telekomi i Kosovës”, thekson Bordi.

Sipas tyre, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës është e vërtet sa ka pas të planifikuar një mbledhje të rregullt për sot, e njejta është anuluar për arsyet si në vijim:

  1. Fillimisht kemi pasur probleme teknike që na ka pamundësuar fillimin e mbledhjes me video konferencë (për anëtarët të cilët kanë kufizime të lëvizjes për shkak të COVID-19)

 

  1. Duke tentuar t’i rregullojmë këto probleme teknike jemi informuar për forcatë policore që gjinden jashtë objektit dhe në atë moment pa hezitim kemi vendosur për anulimin e mbledhjes së rregulltë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve.

“Menjëherë kemi kërkuar sqarim nga ministria e linjës dhe jemi informuar se forcat policore kanë qenë për Postën e Kosovës, fatkeqësisht kjo është keqkuptuar nga në opinioni publik, marr parasysh që Telekomi i Kosovës i shfrytëzon me qira hapsirat e Postës së Kosovës. Edhe njeherë dëshirojmë të potencojmë se forcat policore nuk kanë pasur asnjë lidhje me mbledhjen e sotme të bordit ose të ndonjë aktiviteti brenda Telekomit të Kosovës.  Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve sigruon opinionin dhe çdo punonjës se puna e tyre do të vazhdoj”, thuhet në fund të reagimit. /Ballkani.info/