Në intervistën për Syri TV, Presidentja Vjosa Osmani ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar ato në një fazë të re dhe pozitive. Ajo u ndal veçanërisht te ftesa që ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri për të marrë pjesë në Davos, në ceremoninë për nënshkrimin e themelimit të Bordit të Paqes.
Osmani tregoi se ftesa i kishte ardhur në orën 2 të natës dhe se stafi i saj kishte pyetur Shtëpinë e Bardhë nëse Kryeministri Albin Kurti mund të merrte pjesë, meqenëse ai ndodhej në Davos, por kjo nuk u lejua. Ajo theksoi se “ftesa ishte nominale, ata kërkuan që Presidentja e vendit të jetë aty”, duke nënvizuar rëndësinë e pranisë së saj në atë ceremoni.
Presidentja ndër të tjera shtoi se “Presidenti Trump nuk e la Kosovën vetëm, na ftoi në Bordin e Paqes. Edhe shtete jonjohëse më kanë thënë se deri tani nuk kanë menduar për njohjen e Kosovës, por tashmë situata është ndryshe”, duke vlerësuar se ka përparim në perceptimin ndërkombëtar të vendit.







