Sot, Bordi i Drejtorëve te KOSTT-it, i kryesuar nga Jeton Mehmeti dhe Nebih Zariqi (LDK), Ajrina Gashi- Hamdiu, Xhyldane Kiçmari dhe Arben Dodaj, ka vendosur të shkarkojë nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregu-KOSTT sh.a, Ilir Shalën.
Ky bord, që përbëhet nga anëtar të LDK-së, e ka rikthyer në pozitën e kryeshefit Mustafë Hasanin, shkruan Ballkani.info.
Për këtë shkarkim ka reaguar Ilir Shala.
Ai ka thënë se ky shkarkim gjoja është arsyetuar në zbatimin e Urdhërit Përmbarimor të Gjykatës Përmbarimore pas vendimeve të marra me standarde të dyfishta të Inspektoratit te Punës, dhe duke mos zbatuar Udhezimin e Gjykatës Supreme të Kosoves, nr. 189/2020, date 25.09.2020, per moszbatim të Vendimeve të Inspektoratit te Punës, nga Gjykata Përmbarimore.
“Po shihet shumë qartë se ky Bord, është duke zbatuar agjenden e grupeve te ndryshme politike të interesit. Si do që të jetë, unë me përgjegjësi morale e ligjore do të marrë të gjitha masat në ndjekjen e të drejtës sime ligjore, qoftë përmes procedures penale apo civile”, ka thënë Shala.
Ilir Shala ishte drejtues i grupit punues që arriti pavarësimin energjetik të Kosovës nga Serbia.
1. Formimi i Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri,
2. Marrëveshjen e re KOSTT – ENTSO-E, ku definohet pavarësia energjetike e Kosovës,
3. Themelimi i Bursës Shqiptare të Energjise Elektrike.
“Jam krenar dhe shumë i lumtur për të arriturat e fundit te KOSTT-it, nën udhëheqjen time, që bëmë bashkë në punonjësit e KOSTT-it dhe me përkrahjen miqve tanë ndërkombëtare: U.S. Embassy Pristina, Kosovo, USAID Kosovo, German Embassy Pristina, Bankën Gjermane për Zhvillim (KfË)”, ka thënë Shala.
Më 1 mars të vitit 2018, Bordi i Drejtorëve të KOSTT pas një procedure të hapur dhe konkurruese ka marrë vendim që të emërojë Ilir Shalën, Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT.
Për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv kanë aplikuar 11 kandidatë, 4 prej të cilëve kanë qenë në listën e ngushtë.Ilir Shala është magjistër në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Prishtinës si dhe magjistër në menaxhim të shërbimeve dhe lidershipit nga Rochester Institute of Technology (RIT Kosovë).
Shala ka një eksperiencë mbi 18 vjeçare në sektorin e energjisë.Në periudhën 2003-2006, ai ka mbajtur pozitën e drejtorit të Departamentit për Projekte dhe Investime në Divizionin e Transmisionit dhe Dispeçingut në KEK, pozitë me të cilën ka vazhduar edhe në KOSTT, që nga themelimi në vitin 2006.
Nga muaji qershor i vitit 2017 deri më tani, Shala ka mbajtur pozitën e zv.Kryeshefit Ekzekutiv për Zhvillim në KOSTT.Shala ka ndjekur programe të ndryshme të lidershipit përfshirë dhe programin “International Visitor Leadership Program (IVLP)”, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe është anëtar aktiv i KUSA (Kosovo United States Alumni). /Ballkani.info/







