Bora Zemani ka disa fjalë pas infektimit me koronavirus.

Modratorja e njohur shqiptare, Bora Zemani është e famshmja e radhës që infektohet me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Lajmi u bë i ditur gjatë puntantës së ditës së sotme të “Përputhen”, ku Arjan Konomi bëri të ditur se ajo do të mungojë për disa ditë.

Me anë të një postimi në Instagram, Bora ka falënderuar të gjithë për mesazhet që ia kanë dërguar, ndërsa thotë se është duke u mjekuar.

“Faleminderit per gjithe urimet tuaja!
Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot.
Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt.
Kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj!
Shendeti mbi te gjitha!
Ps: kjo eshte nje foto e shkrepur me pare dhe nuk ka aspak lidhje me fytyren time ne kete moment . Po ua kursej kete! ”, ka shkruar ajo.

Gjatë mungesës së saj në “Përputhen”, emisioni do të drejtohet nga vajzat konkurrente të emisionit.