Bora zë në gjumë kompanitë për mirëmbajtje, autostrada Prizren-Prishtinë e pa pastruar VIDEO

Ministria e Infrastrukturës para më shumë se dy ore përmes një njoftimi tha se të gjitha rrugët në menaxhim të tyre janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.

Ndërsa bora po bie pa ndalë rrugët janë mbushur dhe në këtë ditë pranvere, si edhe gjatë ditëve të dimrit përgjegjësit e rrugëve janë zë në befasi.

Këtë e dëshmon një video ku shihet se si autostrada Prizren-Prishtinë është plotësisht e mbuluar me borë.

Në video shihet se bora bie pa ndalë, ndërsa nuk duket askund asnjë borëpastrues.

Dhe ndërsa kjo e fundit të ndodhë, qytetarët duhet të kenë kujdes, pasi rrugët do të bëhen vështirë të kalueshme.