Bora s’ka të ndalur, qytetarët ankohen për vështirësi në qarkullim

Në pjesën më të madhe të Kosovës sonte po bie borë e dendur. Reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe deri në mëngjes.

Deri më tash është raportuar se nuk ka bllokim të asnjë rruge, mirëpo raportimet e qytetarëve në rrjete sociale e thonë të kundërtën.

Pastrimi i borës në Prishtinë vazhdon të jetë problematik, shkruan Ballkani.info.

Në anën tjetër, Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës kanë bërë thirrje për kujdes gjatë qarkullimit.

Lexoni edhe: Mbi 15 vetura bllokohen në Rrugën C në Prishtinë, bora s’është pastruar (FOTO)