Bora shkakton kaos në magjistralen Prishtinë-Pejë, qytetarët i shtyejnë veturat me duar që të mos aksidentohen VIDEO

Bora që po vjen gjatë ditës së sotme po shkakton vështirësi të mëdha në komunikacion sidomos në mbrëmje.

Më parë u raportua se autostrada Prishtinë-Prizren është tërësisht e pa pastruar çka përbën rrezik për qytetarët.

Por gjendje e njëjtë po paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Portali ka siguruar një video ku shihet se si është bllokuar rruga me të kaluar Sllatinën, pak pa mbërritur tek Parku i Biznesit.

Në video shihet se si qytetarët janë dalë nga veturat e tyre, dhe i shtynë ato me duar që të mos aksidentohen.