Reshjet e borës që ditëve të fundit kanë përfshirë një pjesë të Evropës, duket se e kanë zënë të papërgatitur edhe Zvicrën.

Edhe pse jemi në muajt e dimrit kur reshjet e borës priten në çdo moment, në qytetin Lucern të Zvicrës rrugët kanë qenë të papastruara nga bora.

Të paktën kështu duket në fotografitë e gazetares Marie Nikolla e cila tashmë jeton në Zvicër, shkruan Ballkani.info.

“Bora e ka nxanë pa përgatitë edhe Ch-në (Zvicrën)”, ka shkruar Nikola.

Mirëpo, për dallim nga rrugët e Zvicrës, Lucernit në këtë rast, në Kosovë këtë vit i kushtuar rëndësi si asnjë herë më parë pastrimit të borës. Megjithë reshjet e shumta në fillim dhe në fund të janarit, bora është pastruar në kohë rekorde. /Ballkani.info/