Bombardimi i ndërtesës së mediumeve, Latifi: Edhe NATO e ka pas bo rrafsh me tokë RTS-in e Millosheviqit

Ushtria izraelite sapo ka dërguar një raketë shkatërruese mbi ndërtesën ku është vendosur media ndërkombëtare Al Jazeera. Ndërtesa e sulmuar ndodhet në Gaza dhe përfshin të gjithë rrjetin e Al Jazeera dhe Agjencinë prestigjioze të lajmeve Associated Press.

Para sulmit, ushtria izraelite paralajmëroi një orë përpara që do të sulmonte me raketë zyrat e Al Jazeera, pa dhënë asnjë shkak mbi arsyet e sulmit.

Lidhur me këto sulme ndaj objekteve të mediumeve ka shkruar profesori Blerim Latifi. Ai i ka krahasuar ato me bombardimin e Radio Televizionit të Serbisë RTS nga NATO.

“Edhe NATO e ka pas bo rrafsh me tokë RTS-in e Millosheviqit. A ju kujtohet?”, shkruan shkurt ai.