Lajmi i fundit

Bomba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vras Ardit Sekiraqën

Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për tentim vrasjen të rruga B në Prishtinë. I dyshuari që dyshohet se i vendosi një mjet shpërthyes viktimës tashmë ndodhet në ndalim, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari Kushtrim Krasniqi është arrestuar të mërkurën në mbrëmje, në Aeroportin e Prishtinës.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, Krasniqi është intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, cak i Krasniqit ishte vetura e Ardit Sekiraqës, të riut nga Obiliqi, rast ky që dyshohet se lidhet me një konflikt të mëhershëm në mes të dy familjeve.

Rastin e ka konfimruar edhe Policia e Kosovës, ku thonë se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.