Trajneri, Ismet Munishi ka shprehur hapur dëshirën që ta transferonte te Gjilani sulmuesin e krahut, Arbër Hoxhën që ditën e sotme ai kompletoi transferimin te klubi kroat, Slaven Belupo.
Munishi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook e ka uruar Hoxhën për aventurën e re, derisa e ka përgëzuar edhe klubin kroat për transferimin e kosovarit, raporton Demokracia.com.
“Urime loqkaman. Boll pata qef me të marrë këtu në Gjilan, por nëse Zoti ka vendos ndryshe duhet mu pajtu edhe qoftë e suksesit kjo marrëveshje. Belupu ka marrë një lojtar dhe djalosh fantastik. Gjithmonë do të mburrna me ty Arbër Hoxha”, ka shkruar Munishi.







