Kubrat Pulev është ndëshkuar, suspenduar dhe është urdhëruar që të shkojë në klasa ku mësohet preventimi i ngacmimeve seksuale, pasi e puthi një reportere live.

Boskieri bullgar i peshave të rënda, puthi në buzë gazetaren Jennifer Ravalo pa marrë pëlqimin e saj kur ajo po e intervistonte pas fitores së tij në mars.

I gjithë incidenti kishte ndodhur pasi Pulev e kishte mposhtur boksierin rumun Bogdan Dinu, në Costa Mesa të Kalifornisë.

Komisioni i Atletikës i Shtetit të Kalifornisë raportohet se e ka urdhëruar Pulevin të paguajë ndëshkimin me shumë 2.500 dollarë dhe i është thënë që të dëgjojë ligjërime për preventimin e ngacmimeve seksuale.

Pulev e kishte puthur gazetaren Ravalo gjatë intervistës.

Vetëm në këtë mënyrë atij do t’i lejohet që të luftojë sërish në Amerikën Veriore. Në rast se e kompleton këtë kurs dhe i plotëson kushtet e tjera deri më datë 22 korrik, atëherë Pulev, 38-vjeçar, do të mund të aplikojë që t’i kthehet licensa e boksit.

Pulev raportohet se i ka kërkuar falje Ravalos, gjatë seancës me komisionin. Në rast se do ta vazhdojë karrierën, Pulevi do të bëhet kundërshtar potencial i Anthony Joshuas e Tyson Furyt, pasi është lidhur me duele të mundshme me dy boksierët britanikë.

https://www.youtube.com/watch?v=IED8pbnQlDg