Boksa të hekurit, thika dhe mjete tjera nëpër tregje: Genc Prelvukaj ka një kërkesë për autoritetet

Artisti shqiptar Genc Prelvukaj i është gëzuar faktit që është gjetur një sasi e madhe e droëgs në territorin e Kosovës, por ndërkohë ai ka një shqetësim tjetër që preokupon shoqërinë.

Ai thotë se mjetet te ftohta sikur thika, boksa të hekurit e të tjera mund të gjenden shumë lehtë tek shitësit ambulantë.

 “Secili duhet ti gëzohet veprimeve të mira të shtetit. Kapja e dy tonelatave drogë, para se të  kalojnë në popull është një prej tyre. Tani një çështje tjetër. Këto shiten kudo në Prishtinë. Në treg, në kioska, tek shitesit ambulantë dhe në shumë vende tjera. Nuk janë mjete pune dhe as nuk praktikohen në laboratoriume shkencore. Këto janë për dëmtim të njeriut dhe oficerë policie çdo ditë kalojnë vendeve ku shiten”, thotë ai.

Ai thotë se organet e rendit duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shitjen e këtyre mjeteve të cilat kontribuojnë në përdorim të dhunës.

“Organet e rendit duke lejuar shitjen e tyre kontribuojnë në mbushjen e spitaleve dhe burgjeve”, shtoi ai.