Gazetari Arben Retkoceri ka thënë se organizimi i Ambasadës së Kosovës në Maqedoni për përvjetorin e 16’të të pavarësisë është bojkotuar totalisht nga liderë e funksionarë shqiptar, maqedonas e ambasador.
Ai tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, teksa shtoi se janë mësuar ta përjetojmë këtë ngjarje që 15 vite.
Retkoceri uroi që ky rast të mos të përsëritet kurrë më.
“Ndjenjë jo e mirë për ne që jemi mësuar ta përjetojmë këtë ngjarje si tash e 15 vjet me radhë. Mos u përsëritë kurrë!“, ka shkruar ai në Facebook.








