Boiken Abazi publikon foto: Ja si po na i merr votat PS-ja

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, i cili në zgjedhjet e 25 prillit ka garuar si kandidat i pavarur, pretendon se votat e tij dhe të dy kandidatëve të tjerë të VV-së po vidhen nga Partia Socialiste, raporton.

Abazi ka publikuar dy fotografi, në të cilat shihet se është votuar edhe për kandidatët e pavarur edhe për Partinë Socialiste.

“Ja si po na i merr votat Partia Socialiste në secilën qendër numërimi”, ka shkruar ai në Facebook.

/Gazeta Sinjali/