Boiken Abazi në rolin e psikologut, zbulon arsyen pse Rama ia mbylli sytë Kurtit: Ka dëshirë ta kontrolloj politikisht

Një gjest i kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Berlin ku po mbahet kongresi i Socialistëve-Demokrat të Evropës, ka pushtuar rrjetet sociale, e edhe pse gjest gazmor, nuk është se është pritur me simpati në Vetëvendosje.

Njëri prej atyre që e ka komentuar këtë gjest, është edhe aktivisti nga Tirana, Boiken Abazi, ish’kandidat për deputet i VV’së në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Ai në komentin e tij thotë se këto veprime të Ramës ndaj Kurtit tregojnë se ai dëshiron ta kontrollojë politikisht kryeministrin kosovar, por sipas tij, meqë këtë nuk po arrin ta bëjë, tani po provon që ta bëjë fizikisht.

“Pas “përqafimit prej boksieri” dhe tërheqjes rrugës prej qafe, tani prekje edhe në stilin hapa-dollapa… Kaq shumë prekje me duar nuk ia ka bërë asnjë politikani tjetër nga Kosova. Thonë që ata që të prekin shumë e në mënyrë të tepruar, vend e pa vend, kanë dhe shumë dëshirë të të kontrollojnë. E ky, nga që s’e kontrollon dot me fjalë, duket qe e tenton fort me duar…”, ka shkruar Abazi në Facebook.