Boiken Abazi i reagon Kadri Veselit: Vetëvendosje nuk ka frikë nga zgjedhjet, PDK-ja është e treta

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazi ka reaguar ndaj deklaratave të Kadri Veselit se VV-ja dhe LDK-ja kanë frikë nga zgjedhjet.

Abazi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka frikë nga zgjedhjet sepse po vazhdon të rritet.

“Kadri Veseli paska thënë sot se LV ka frikë nga zgjedhjet, pasi ka parë se në sondazhe PDK ka kaluar në vendin e tretë dhe vazhdon rënien, ndërsa LV vetëm rritet drejt vendit të parë”, ka shkruar Abazi.

Ai gjithashtu i ka quajtur Veselin dhe presidentin Thaçi si gënjeshtra të mëdha ndaj popullit.

“Veseli, si Thaçi, është gënjeshtra e madhe ndaj popullit. Por populli thotë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurta, siç del edhe nga sondazhet”, ka përfunduar shkrimin e tij Abazi.