Boiken Abazi: E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili garoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet atje, ka reaguar pas mbylljes se vendvotimeve dhe rezultateve të “exit-poll” të cilat PS-në e qesin të parën, PD-në të dytën dhe LSI të tretën.

Abazi thotë se integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët i kanë mbështetur kandidatët e pavarur.

“Vëzhguesit tanë janë pranë të gjitha tavolinave në çdo qendër numërimi dhe nuk do lejojmë tjetërsim, manipulim apo vjedhje. E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit, dhe e vërteta do na çojë përpara”, ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebook.