Një ëndërr merkatoje që mund të mbetet e tillë.
Edhe pse, shpesh kemi parë situata të përmbysen. Milani ka menduar për Luka Modric, i cili nuk ka fshehur simpatinë për “Djallin”, që kur ishte ende i vogël.
Por, përpos faktit që në mediat spanjolle flitet sikur te Real Madridi nuk do të gjejë hapësira nëse shkon dikush tjetër, Zidane i ka dëshmuar se e sheh si një bazë solide e skuadrës dhe formacionit të tij. Për këtë arsye, Zvonimir Boban, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ka shuar shpresat kuqezi.
“Që 20 ditë më parë, Maldini tha se Modric nuk do të jetë një futbollist i Milanit, por duke parë se vazhdohet të flitet dhe shkruhet pa baza, atëherë dua të përsëris se lojtari më i mirë i vitit të shkuar nuk do të jetë i yni! Mesa shoh, do të vazhdojë në Madrid. Sigurisht, do të ishte fantastike ta kishim, por e vërteta e vetme është kjo”.
“Luka është një person dhe një futbollist i nivelit absolut. E falënderojmë për urimet që na ka bërë për sezonin tjetër dhe më kënaq fakti që është simpatizant i yni, por gjërat duhen sqaruar, edhe për respekt të tifozëve”.
“E pamundur të vijë? Për këtë sezon, mesa duket po! Përtej ndonjë eventi të paparashikueshëm, Modric do të qëndrojë në Madrid”.







