Kevin-Prince Boateng i ka thënë lamtumirë Barcelonës, pasi atij i përfundoi kontrata e tij si i huazuar në Katalonjë. Në llogarinë e tij në Instagram, Boateng tha se ka dhënë gjithçka për Barcelonën.

Sulmues ganez iu bashkua gjigantit katalonas në janar në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa Barcelona e kishte mundësinë edhe ta transferonte në fund të këtij huazimi Boatengun për tetë milionë euro.

Përkundër që përfaqësuesit e Sassuolos thanë se sulmuesi do t’i bashkohej Barcelonës në mënyrë permanente të hënën, sulmuesi ganez e ka konfirmuar largimin e tij nga Camp Nou përmes rrjeteve sociale.

“Ky është fundi i njërës prej përvojave më emocionuese në karrierën time, falë të gjithëve që e bënë këtë gjë të mundshme”, shkroi Boatengu në llogarinë e tij në Instagram.

“I falënderoj kolegët e mi, të cilët më bënë të ndihem si në shtëpi qysh nga fillimi. Ata janë kampionë dhe njerëz të jashtëzakonshëm”.

“E falënderoj edhe bordin drejtues, që gjithmonë ka qenë i qasshëm dhe prezent. Një kujtim i veçantë edhe për tifozët: Do të ju mbaj përgjithmonë zemër”.

“Do të doja të kisha dhënë më shumë, por dhashë gjithçka që munda në ato minuta që pata mundësi ta nderojë këtë fanellë fantastike”.

https://www.instagram.com/p/BzaXYhqIno5/