Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Naim Ramizi i plagosur në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007, ia ka kërkuar Albin Kurtit të ia kthejë mbrapsht bluzën e gjakosur nga plumbat në atë protestë.
Kjo kërkesë e tij, vije pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, shkruan Demokracia.com.
Ish-aktivisti i është drejtuar me fjalë të rënda Kurtit, i cili ishte organizator i protestës së 10 shkurtit.
“Jo Negociata, Vetëvendosje. Neve na morën plumbat derisa po kundërshtonim negociatat atëherë kur ti rrije qosheve t’protestës e prapa kordonit t’policisë që na merte në shenjë. Bluzën e lava n’gjak atë ditë duke t’besu ty o mashtrues, atë bluze ta dhashë dhuratë me të kujtu diçka..! Sot po ta kërkoj prapa ngaqë nuk je i denjë që ta mbash. Gjaku e sakrifica e shumë aktivistëve të ka shërby si trampolinë deri te karriga e Kryeministrit.”, ka shkruar i mllefosur ish-aktivisti.

Kujtojmë që në protestën e 10 shkurtit 2007, u vranë dy aktivistë të Vetëvendosjes, Mon Balaj e Arben Xheladini.







