Skuadra e Izraelit është duke e mbajtur stërvitjen e fundit për ndeshjen e nesërme ndaj Kosovës që e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Izraeli po stërvitet në Prishtinë, derisa nën masa të rrepta sigurie autobusi i lojtarëve është përcjellë në stadium.

Ballkani.info ka siguruar një video nga lexuesit e saj ku shihet përcjellja e shtuar e forcave policore të Kosovës që shoqëronin autobusin, derisa shumë rrugë të kryeqytetit janë bllokuar.

Të kujtojmë se kjo ndeshje është paraparë të luhet në muajin tetor por për shkak të luftës Izrael – Palestinë u zhvendos tash dhe kjo ka bërë që Izraeli të ndihet i kërcënuar kudo që të shkon për shkak të pakënaqësisë së madhe që ka bota ndaj kësaj lufte të pamëshirshme. /Ballkani.info

https://www.youtube.com/shorts/VHBdJEuDaB8