Bllokohet për disa minuta tuneli i Kalimashit, u dogj një veturë
Djegia e një veture në tunelin e Kalimashit në Rrugën e Kombit ka bërë që tuneli të bllokohet për disa minuta, raportojnë mediat në Shqipëri.
Siç bëhet e ditur, vetura që ka shpërthyer në flakë i përket një shtetasi amerikan që jeton në Serbi. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që flakët në makinë të shuhen.
Nga incidenti ka vetëm dëme materiale.