Bllokohen xhirollogaritë e ujësjellësit rajonal “Mitrovica”

Adriana Hoxhiq, ministre në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se furnizimi me ujë për Mitrovicën e Veriut dhe për Zveçanin është ndërprerë, për arsye se xhirollogaritë e KURM-it janë bllokuar për shkak se “Ibër Lepenci” ka kërkuar pagesën e dhunshme të borxheve.

Borxhet e dy komunave veriore për ujë janë 13 milionë euro, shkruan sot gazeta Zëri.

Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për dy komunat e veriut të Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani. Ndërprerja e furnizimit me ujë ka ardhur për shkak të borxheve të mëdha që kanë këto dy komuna për ujin e harxhuar. Ndërmarrja “Ibër Lepenc” ka bllokuar xhirollogaritë e ujësjellësit rajonal “Mitrovica”, për shkak të borxhit që kanë komunat veriore (13 milionë euro), duke kërkuar që pagesa e borxhit të bëhet në mënyrë të dhunshme përmes bllokimit të xhirollogarive të KURM-it.

loading…