Bllokohen rrugët në Prizren

Për shkak të punimeve që do të ndërmirren në disa pjesë të caktuara të qytetit, Komuna e Prizrenit përmes një lajmërimi ka njoftuar qytetarët për ditët kur këto rrugë do të jenë të paqarkullueshme.

“Për shkak të punimeve për rehabilitim të ujësjellësve, kanalizimeve dhe pusetave, në disa rrugë të qytetit qarkullimi i veturave do të jetë përkohësisht i ndaluar.
Kështu, rrugët “Aleksandër Flemingu”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Indrit Cara Kavaja” për shkak të këtyre punimeve do të jenë të bllokuara nga data 05.10.2018 deri më 15.10.2018” thuhet ndër të tjera në njoftim.