Një grup protestuesish janë duke qëndruar jashtë sallës ku po shfaqet për herë të parë dokumentari “Ferdonija” në kuadër të Festivalit ‘Mirëdita Dobar Dan’ i cili po mbahet në Beograd.
Protestuesit i kanë bllokuar ekipin e festivalit dhe pjesëmarrësit, derisa njësitet speciale po kujdesen për sigurinë, në hapësirat ku po mbahen aktivitetet.
Gjithashtu, sot në kuadër të këtij festivali është promovuar libri ‘Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”.









