Tiranë

Bllokimi i Greqisë, Varhelyi: Shqipëria gati për të hapur negociatat, fqinjësia e mirë nuk ndërtohet duke penguar njeri-tjetrin

Shqipëria është gati për të hapur negociatat, deklaroi komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në mbyllje të samitit për Ballkanin perëndimor të mbajtur sot në Tiranë.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a do lejojë BE Greqinë që të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë, Varhelyi tha e BE po përpiqet të ndihmojë.

“Veprat tuaja kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishit në tetor 2018. E ku jeni tani. Jemi të dakordësuar në Bruksel se Shqipëria është gati të hapë grupi-kapitullin e parë. Unë nuk kuptoj pse nuk e marrim dot këtë vendim. Edhe pse kuptoj rëndësinë e marrëdhënieve të mirë me fqinjët, që nuk ndërtohen nëse pengon tjetrin të ecë para. Shpresoj që në muajt në vijim të kalojmë tek negociatat sepse duam të hapim grup negociatat e para,” tha komisionari.

Me tej edhe Rama i është përgjigjur pyetjes. “Ne punojmë çdo ditë me komisionin si të ishim duke negociuar gjithçka që duhet negociuar zyrtarisht në këtë fazë. Kjo nënkupton që po bëjmë punën. Komisioneri po na ndihmon për të kuptuar se për çfarë duhet të jemi gati. Jemi të kënaqur me rezultatet e modelit të inteligjencës artificiale që kemi ndërtuar. Kur procesi të hyjë në fazën tjetër, do të jemi më të përparuar. Në planin e ri të rritjes, ka tregues të qartë për atë çka duhet të bëjmë së brendshmi.”

BONUS VIDEO| Matoshi i ndërhyn në fjalim, “shpërthen” Selmanaj: Oj zojë, jam i bindur që s’e di ku je