Zyrtari i LDK-së

Bllokim i Rrugës A, Rukiqi: Pushteti diktatorial i Kurtit po dënon kolektivisht prishtinasit

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Gjykata Komerciale ka bllokuar projektin e ndërtimit të rrugës A në Prishtinë.

Rukiqi ka thënë se rritja e LDK-së në Prishtinë është “bërë halë në sy” për pushtetin e Albin Kurtit të cilin Rukiqi e konsideron “diktatorial”.

Ai ka thënë se në mënyrë të paprecedentë pushteti përmes “zgjatimeve” në sistemin gjyqësorë, duke përmendur motrën e deputetes Fitore Pacolli, ka bërë tentim për dënim kolektiv të qytetarëve të Prishtinës për të bllokuar Rrugën A.

Tutje Berat Rukiqi ka thënë se Qeveria Kurti pa asnjë projekt serioz tashmë ka filluar të luftojë komunat e udhëhequra nga LDK.

Reagimi i plotë:

Rritja eksponenciale e LDK-se, ne Kryeqytet, eshte bere hale ne sy, per pushtetin diktatorial te Albin Kurtit.

Sot, ne menyre te paprecedente, pushteti,  me zgjatjet e veta ne sistemin gjyqesor (motren e deputetes Fitore Pacolli), beri tentativen e pare, per denim kolektiv te qytetareve te Prishtines, duke bllokuar nje nder projektet me te rendesishme per Kryeqytetin: “Rrugen A”.

Kjo qeverisje, pa asnje projekt serioz, tani ka filluar te luftoj çdo projekt zhvillimor, duke mos kursyer, qofte komunat e udhehequra me shume sukses nga LDK, qofte sektorin privat, perfshire edhe investitore te jashtem.